Kronika 5 September 2025, 20:07 Nga VNA

Shpëtohet çifti izraelit i humbur në zonën e Gjipesë

Ndaje në Whatsapp
Shpëtohet çifti izraelit i humbur në zonën e Gjipesë

Pas tre orësh kërkimesh, Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka lokalizuar dhe shpëtuar një çift turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç, të cilët kishin humbur kontaktet më herët gjatë ditës.

Turistët u gjetën në zonën e Gjipesë dhe aktualisht po shoqërohen nga forcat zjarrfikëse drejt një vendi të sigurt. Sipas raportimeve, ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore. Operacioni i shpëtimit zgjati tre orë dhe u zhvillua në kushte të vështira, pasi terreni ku u gjetën turistët, ishte i thepisur.

 

 

 

 



Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme