Kronika 20 December 2025, 12:32 Nga VNA

Shpërthimi me tritol në banesën e të dënuarit Gentjan Zoto, në pranga babë e bir

Ndaje në Whatsapp

Shpërthimi me tritol në banesën e të dënuarit Gentjan

Policia e Vlorës arreston babë e bir, te cilët dyshohen per ngjarjen e ndodhur para 3 javësh në Vlorë, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në derën e shëpisë 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos, ky i fundit i dënuar me 35 vite burg  për atentatin ndaj Inez Hajrullës.

Ndaj Divid Goxhaj, 59 vjeç dhe Ferdinant Bombaj 29 vjeç babë e bir, banues në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës rëndojnë dyshimet për veprat penale të “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e një banese.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore të DVP Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u identifikuan, lokalizuan dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar, babë e bir.

Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 29.11.2025, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së një shtetaseje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Objektivi”.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë ndalimi, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, i dy shtetasve (babë e bir), konkretisht:

D. G., 59 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë;

F. B., 29 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volksëagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit.

Më pas, më datë 29.11.2025, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për t’u afruar pranë banesës së shtetases B. Z., ku dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.

Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme