Kronika 3 May 2026, 11:45 Nga VNA

Shpërthim me tritol në Tiranë, dyqani i Endri Meksit në shënjestër – dyshime për mesazh kërcënues

Ndaje në Whatsapp
Shpërthim me tritol në Tiranë, dyqani i Endri Meksit në

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në zonën e Xhamllikut në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas të dhënave paraprake, objekt i sulmit dyshohet të ketë qenë një dyqan që ofron shërbime interneti, “MCN Get Connected”, në pronësi të Endri Meksit. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 në rrugën “Xhanfize Keko”. Menjëherë pas shpërthimit, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

“Rreth orës 04:30, në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në dyqanin për shërbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Ndërkohë, sipas raportimeve nga terreni, hetuesit dyshojnë se lënda plasëse mund të jetë vendosur si një formë kërcënimi. Shpërthimi ka prekur edhe ambientet përreth, pasi në të njëjtën godinë ndodhet edhe një klinikë dentare në katin e dytë, në pronësi të një shtetasi nga Kosova.

Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje mbi motivet dhe autorët e mundshëm.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme