Kronika 25 October 2025, 10:48 Nga VNA

“Shpërdorim detyre për tentativën e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit”, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq tre gardianët e Burgut 313

Ndaje në Whatsapp
“Shpërdorim detyre për tentativën e arratisjes së

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj tre punonjësve të Burgut 313 për akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me tentativën e arratisjes nga burgu e të paraburgosurve Arbër Çekaj, pronarit të kompanisë “Arbri Garden” i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri, si dhe Fatmir Pjetrit, pjesëtar i bandës së Babagjyshëve. Në akuzë janë përfshirë punonjësit Redion Maloku, Bashkim Muça dhe Oldi Myzyri.

“Sipas referimit të bërë, në datë 08.08.2021, policia gjyqësore në SHKB ka marrë njoftim nga zyra e informacionit e IEVP “Jordan Misja“ Tiranë, se rreth orës 15:40 të asaj dite të paraburgosurit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kanë tentuar të arratisen duke zbritur me një litar të improvizuar nga çarçafi, nga pjesa e ajrimit në tarracën e godinës “A” te shkallët e administratës, dhe më pas janë neutralizuar nga forcat e policisë në oborrin e IEVP-së. Në ushtrim të detyrës së tyre si punonjës të rolit bazë, të pandehurit Redion Maloku, Bashkim Muça dhe Oldi Myzyri kanë shkelur skemën e sigurisë së IEVP “Jordan Misja””, thuhet në dosje.

Sipas prokurorisë, këta tre shtetas mbajnë detyrën e punonjësve të rolit bazë në momentin e tentativës së arratisjes dhe nga hetimi rezulton se nuk kanë kryer kontrollin e detyrueshëm sipas ligjit dhe rregullores. Nëse punonjësit do të kishin kryer detyrën e tyre, të paraburgosurit nuk do të kishin mundur të lëviznin në ambientet e brendshme me sende të ndaluara ose të prodhuara prej tyre për arratisje apo për të ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë që tentuan t’i ndalojnë. Kjo vërtetohet nga pamjet filmike të ambienteve të brendshme të IEVP 313.

Nga pamjet filmike rezulton se gardianët Redion Maloku, Bashkim Muça dhe Oldi Myzyri nuk kanë kryer kontroll fizik të Fatmir Pjetrit, i cili mbante një çantë me sende të ndaluara, duke bërë të mundur që të paraburgosurit të qarkullonin brenda IEVP-së me sende të ndaluara, të cilat më pas përdorën për tentativën e arratisjes.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme