Kronika 11 November 2025, 10:07 Nga VNA

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve del në mbrojtje të gjyqtarit Asim Vokshi:Sulmet e padrejta të medias denigrojnë figurën e magjistratit

Ndaje në Whatsapp
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve del në mbrojtje të gjyqtarit

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar publikisht pas publikimeve të ditëve të fundit në media lidhur me kandidimin e Asim Vokshit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar ato si “sulme personale” që kanë kaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë kthyer në “denigrime që prekin dinjitetin dhe reputacionin institucional të magjistratit”.

Në deklaratën e firmosur nga kryetari Engert Pëllumbi, Shoqata thekson se “liria e medias është thelbësore në një shoqëri demokratike”, por duhet ushtruar me “përgjegjësi, etikë dhe respekt ndaj së vërtetës”, në mënyrë që të mos kthehet në “mjet presioni apo instrument denigrimi ndaj gjyqtarëve”.

Duke iu referuar nenit 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe neneve 22 e 23 të Kushtetutës, Shoqata kujton se e drejta për lirinë e shprehjes nuk mund të përdoret për të “nxitur përbuzje apo për të cenuar dinjitetin njerëzor dhe institucional të magjistratëve”, sidomos në procese kandidimi që kanë rëndësi për publikun dhe besimin në drejtësi.

Në vijim, Shoqata e Gjyqtarëve u bën thirrje mediave që të udhëhiqen nga “parimet e mirëbesimit dhe deontologjia profesionale”, ndërsa paralajmëron se fushatat e denigrimit “cenojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”.

“Respektimi i dinjitetit të magjistratëve është kusht themelor për ushtrimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe për forcimin e besimit në drejtësi,” theksohet në reagim.

Shoqata saktëson se kjo deklaratë “nuk duhet interpretuar si përpjekje për t’u mbyllur ndaj medias”, por si apel për “dialog dhe bashkëpunim profesional”, në funksion të një komunikimi të ndershëm që pasqyron me saktësi rolin e gjyqësorit në mbrojtje të shtetit të së drejtës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme