Kronika 13 Janar 2026, 11:05 Nga VNA

Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në ligjin për statusin e magjistratëve: Cenohen Kushtetuta dhe pavarësia e gjyqësorit

Ndaje në Whatsapp
Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në ligjin për

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar ndaj projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, pjesë e paketës së ndryshimeve të reformës në drejtësi, të dërguar nga Kuvendi për konsultim.

Në qëndrimin e saj, Shoqata shpreh gatishmërinë për bashkëpunim institucional në përmirësimin e kuadrit ligjor të drejtësisë, por thekson se çdo ndryshim duhet të respektojë parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Sipas Shoqatës, projektligji përmban një dispozitë problematike nga pikëpamja kushtetuese, e cila rrezikon të ndërhyjë në kompetencat e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të zhbëjë arritjet e reformës në drejtësi.

 

Reagimi

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë është njohur me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nëRepublikën e Shqipërisë””, si pjesë e një pakete ndryshimesh të ligjeve të reformës në drejtësi, të dërguar nga ana e Kuvendit, për konsultim. Në parim, Shoqata është shprehur gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me Kuvendin dhe çdo institucion tjetër në përmirësimin e kuadrit ligjor që normon statusin e magjistratëve si dhe organizimin dhe veprimtarinë e organeve të drejtësisë dhe të qeverisjes së tyre. Megjithatë, kjo Shoqatë thekson se çdo ndryshim normativ duhet të jetë i kujdesshëm, të mos bjerë ndesh me parimet themelore të shtetndërtimit, si ndarja dhe balancimi i pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit, si dhe duhet të synojë perfeksionimin e ligjeve bazë të reformës në sistemin e drejtësisë dhe jo të zhbëjë sukseset e arritura deri taninë këtë drejtim.

Shoqata konstaton se në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, të paraqitur nga ana e Kuvendit, ndër të tjera, prezantohet edhe një normë e cila vlerësohet si shumë problematike nga pikëpamja kushtetuese. Konkretisht bëhet fjalë për nenin 12 të këtij projektligji, qësynon të shtojë nenin 170/3 në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ne Republikën e Shqipërisë”. Nëpërmjet kësaj norme, kryetarët në detyrë të gjykatave tëshkallës së parë dhe të apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe atij administrativ konfirmohen si kryetarë të emëruar deri nëdatën 31 dhjetor 2028, duke shmangur sakaq garën për këtoposte drejtuese në pushtetin gjyqësor.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisëthekson se një dispozitë e tillë, së pari, tenton të uzurpojë pushtetin që Kushtetuta i ka dhënë Këshillit të Lartë Gjyqësor në emërimin e kryetarëve të gjykatave. Në nenin 147/a, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës, parashikohet se Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët e të gjitha niveleve. Emërimi në pozicionin e kryetarit të gjykatës konsiderohet si ngritje në detyrë sipas ligjit nr. 96/2016 dhe për këtë mund të disponojë vetëm Këshilli i Lartë Gjyqësor. Së dyti, në mënyrë të çuditshme, kjo dispozitë shtrihet vetëm ndaj gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm dhe atyre administrative dhe nuk përfshin gjykatat e posaçme, duke mos cenuar në rastin e këtyre të fundit, me të drejtë, standardet kushtetuese. Së treti, projektligji nuk mban në konsideratë faktin se KLGJ-ja tashmë ka miratuar aktin normativ përkatës lidhurme procedurën e zgjedhjes së kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, akt i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar 2026 dhe pritet t’i sjellë efektet shumë shpejt, me hapjen e garës për postet e kryetarëve në këto gjykata, si dhe faktin se për një periudhë prej gati gjashtë vitesh gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit janë drejtuar nga zëvendëskryetarët, të cilët kanë ushtruar funksionet e kryetarit në detyrë. Kjo gjë e bën jo vetëm të panevojshëm caktimin e kryetarëve të gjykatave nga ana e Kuvendit, por sjell edhe cenimin e parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Shoqata sjell në vëmendje se edhe tentativa të ngjashme për miratimin e normave të tilla me karakter ad personam kanëdështuar pasi janë përballur me gjykimin kushtetues. Përmendim këtu vendimin nr. 34, datë 10.04.2017, të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin është shfuqizuar, ndër të tjera, neni 161, pika 3, e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nëRepublikën e Shqipërisë”, dispozitë e cila synonte të ndërpriste mandatin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë si dhe të kryetarëve të gjykatave të tjera. Në këto rrethana, Shoqata fton Kuvendin e Republikës së Shqipërisë që të mos përpiqet të cenojë standardet e shtetit të së drejtës, duke dëmtuar arritjet e realizuara përmesngritjes së organeve të reja të qeverisjes së pushtetit gjyqësor, pushtet i cili është në përfundim të procesit të reformimit si dhe që të mbajë në konsideratë jurisprudencën udhërrëfyese tëGjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër, ajo është në çdo moment e hapur për të bashkëpunuar dhe ofruar kontributin e saj në përmirësimin e procesit të ligjbërjes.

Video

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Të paktën 648 protestues, përfshirë nëntë të mitur, janë vrarë në Iran që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare, sipas Organizatës për të Drejtat e Njeriut në Iran. Dëshmitarë okularë tregojnë se forcat e sigurisë kanë qëlluar drejtpërdrejt ndaj protestuesve të paarmatosur, duke përdorur armë automatike dhe municione të vërteta. Protestat u intensifikuan pas thirrjeve të Reza Pahlavit, ndërsa Udhëheqësi Suprem Khamenei paralajmëroi se regjimi nuk do të tërhiqej. Autoritetet ndërprenë internetin dhe akuzuan SHBA-në dhe Izraelin për nxitje të trazirave.

Një përballje e rrallë dhe befasuese ka ndodhur në një kopsht zoologjik në Poloni, ku një drer i vogël u përfshi në një “betejë” të pazakontë me një rinoceront indian shumë më të madh në përmasa. Pavarësisht dallimit të madh fizik, duket se dreri i vogël doli fitues nga përplasja.

Këto janë momentet kur Policia spanjolle sekuestroi rreth 10 tonë kokainë, një sasi rekord me destinacion Europën, e fshehur në kontejnerë me kripë në një anije tregtare me flamur të Kamerunit që ishte nisur nga Brazili. Gjatë operacionit u arrestuan 13 anëtarë të ekuipazhit dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri. Operacioni i koduar “Batica e Bardhë” u zhvillua në bashkëpunim me agjenci ndërkombëtare nga SHBA, Britania e Madhe, Brazili, Franca dhe Portugalia, dhe u cilësua nga policia si një goditje historike ndaj rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme