Kronika 11 January 2026, 19:36 Nga VNA

Shoku e la në “Audin” dhe ia mbathi, polumbarët e RENEA-s nuk gjejnë asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj

Ndaje në Whatsapp
Shoku e la në “Audin” dhe ia mbathi, polumbarët e RENEA-s

Ende asnjë gjurmë të 30 vjeçarit Jurgen Karaj, banues në fshatin Fullqet, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë.

Polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë.

Ndërkohë, me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit.

Ditën e djeshme, kërkimet u shtrinë përgjatë lumit Mat dhe vijuan gjatë gjithë ditës, por u ndërprenë pas rënies së errësirës. Operacioni ka rifilluar sërish që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në kërkime janë përfshirë gjithashtu familjarët e të riut, si edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë autoritetet në terren.

Ngjarja 

 Jurgen Karaj ndodhej në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha. Nga hetimet rezultoi se Losha kishte dalë nga uji pa njoftuar policinë, duke lënë në mes të përroit mikun e tij, Jurgen Karajn.

Andi Losha akuzohet se pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë ndihmë pasagjerit, 30 vjeçarit Jurgen Karaj, i cili tanimë rezulton i zhdukur.

Ky shtetas iu nënshtrua dhe testit të alkoolit pas ndalimit dhe rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në momentin kur ka ndodhur aksidenti, në orën 01:30 të mëngjesit të djeshëm.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme