Kronika 4 April 2026, 11:59 Nga VNA

Shkuan të sqaronin konfliktin e djalit, 63-vjeçari në Vlorë u dhunua për vdekje

Ndaje në Whatsapp
Shkuan të sqaronin konfliktin e djalit, 63-vjeçari në

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në Vlorë, ku 63-vjeçari, Ismail Aliaj, humbi jetën pasi u dhunua barbarisht me grushta e shqelma.

Sipas policisë, ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe një personi tjetër. Të dy, babë e bir shkuan të sqaroheshin, por aty u përballën me sharje e më pas dhunë fizike. Nga goditjet Aliaj ndërroi jetë. Në kërkim për ngjarjen janë shpallur në Anxhelo Ceci, 31 vjeç, Xhaferr Ngucaj, 34 vjeç dhe Eni Hysaj, 23 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 03.04.2026, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Anxhelo Ceci, 31 vjeç, Xhaferr Ngucaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe Eeni Hysaj, 23 vjeç, banues në Gjorëm. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 03.04.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Gjergj Arianiti”, lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. A., 24 vjeç, dhe babain e tij, shtetasin Ismail Aliaj, 63 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e goditjeve, shtetasi Ismail Aliaj ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Policia e Vlorës po punon për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme