Kronika 21 February 2026, 22:11 Nga VNA

Shkoi në ndihmë të RENEA-s për të kërkuar trupin e 42-vjeçarit, i riu nga Berati ngec në kanionet e Osumit pas përmbysjes së varkës

Ndaje në Whatsapp

Shkoi në ndihmë të RENEA-s për të kërkuar trupin e

Operacioni i kërkimit të Ilir Kurtit në Kanionet e Osumit është shoqëruar me një incident tjetër, pasi një 22-vjeçar nga Berati ka mbetur i izoluar në ujërat e lumit Osum, teksa ishte angazhuar në ndihmë të forcave RENEA për gjetjen e 42-vjeçarit të zhdukur.

Xhuljano Kaloti është i bllokuar që prej mesditës së kësaj të premteje, ndërsa përpjekjet për nxjerrjen e tij nga zona ku ka ngecur kanë dështuar deri më tani.

Sipas informacioneve nga banorë të qytetit të Skraparit, incidenti ndodhi gjatë kërkimeve për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit. Gjatë operacionit, një prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të ujit, duke bërë që 22-vjeçari të ngecë mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle.

Mësohet se Kaloti vijon prej orësh të qëndrojë në ujë, ndërsa janë kërkuar edhe mjete ajrore për ndërhyrje me litar nga ajri, por deri në këto momente nuk raportohet për mbërritje të tyre në vendngjarje.

Temperaturat e ulëta dhe uji i akullt në kanione paraqesin rrezik serioz për jetën e të riut. Në zonë ndodhen banorë që po përpiqen ta ndihmojnë duke hedhur litar nga lartësia, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Kanioni i Osumit shtrihet në një gjatësi prej rreth 12 kilometrash dhe arrin thellësi deri në 90 metra. Në kushte të prurjeve të larta, ndërhyrja në këtë zonë konsiderohet me rrezik maksimal, veçanërisht për persona të pa trajnuar në operacione të specializuara shpëtimi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme