Kronika 10 August 2025, 17:18 Nga VNA

Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në Tetovë, një viktimë dhe katër të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në Tetovë, një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth mesditës në Tetovë, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shkëmbimi zjarri mes dy automjeteve. Sipas raportit zyrtar të SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur në orën 12:30, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska”, ku persona nga dy automjete kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit. Për pasojë ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet janë larguar nga vendi i ngjarjes: njëri në drejtim të rrugës “113” dhe tjetri në drejtim të panjohur.

Nga dëshmitë e qytetarëve dhe dëshmitarëve okularë, është mësuar se njëri nga automjetet është një “Ford Fiesta” me targa të Tetovës, të cilat ishin të çregjistruara. Automjeti është në pronësi të E.M. (19) nga fshati Gajre i Tetovës.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” një automjet tjetër, tip “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R. (46) nga Tetova. Brenda këtij automjeti është gjetur një person i pajetë me plagë nga arma e zjarrit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë një ekip hetimor i udhëhequr nga prokurori publik kujdestar i Prokurorisë Themelore Publike në Tetovë dhe një ekip inspektues nga SPB Tetovë. Ndërkohë, tre persona të plagosur janë dërguar fillimisht në Spitalin Klinik të Tetovës. Mes tyre ishte edhe një vajzë e mitur nga Tetova, me plagë nga arma e zjarrit, e cila është mbajtur nën vëzhgim. Dy të plagosur të tjerë, O.O. (34) dhe R.T., janë transferuar në gjendje urgjente për trajtim të mëtejshëm në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një këmbësor, A.S. (60) nga Tetova, i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje dhe është transferuar gjithashtu në Shkup për trajtim.

Spitali Klinik i Tetovës ka njoftuar se rreth orës 12:20 kanë pranuar katër pacientë me lëndime të ndryshme trupore:

A.S., 60 vjeç – frakturë në pjesën e këmbës;
R.T., 37 vjeç – trup i huaj në regjionin e kraharorit;
D.R., 12 vjeç – trup i huaj në pjesën e femurit;
O.O., 32 vjeç – trup i huaj në zonën e gjoksit.

Pas ekzaminimeve dhe trajtimit sipas protokolleve të urgjencës, të katër pacientët janë transferuar në Klinikën Universitare në Shkup për kujdes të specializuar. SPB Tetovë ka deklaruar se po ndërmerren masa intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme