Kronika 23 January 2026, 20:48 Nga VNA

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Vigos në Spanjë

Ndaje në Whatsapp
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 200 kilogramë kokainë në Portin e Vigos dhe kanë shkatërruar një organizatë kriminale ndërkombëtare, duke arrestuar tetë persona, nga të cilët pesë janë dërguar në burg. Operacioni u krye nga Policia Kombëtare spanjolle në bashkëpunim me Agjencinë Tatimore, pasi droga ishte fshehur në një kontenier të ardhur nga Kolumbia.

Lajmi u bë publik këtë të premte gjatë një konference për shtyp, ku u bë e ditur se operacioni mbante emrin “Monterrey”.

Hetimet kishin nisur që në vitin 2024, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar shfrytëzimin e linjave të reja detare direkte mes Amerikës Latine dhe portit të Vigos nga organizata kriminale ndërkombëtare.

Gjatë hetimeve u zbulua ekzistenca e një klani shqiptar, i cili përdorte metodën e njohur si “rip off” ose “grepi i verbër”. Kjo metodë konsiston në futjen e drogës në kontenierë me mallra të ligjshme ose bosh, në anije tregtare, për ta nxjerrë më pas në portin e destinacionit.

Më 12 janar, policia ndërhyri duke arrestuar pesë anëtarë të rrjetit, të cilët kishin mbërritur një ditë para ankorimit të anijes për të marrë në dorëzim lëndën narkotike. Dy prej tyre u gjetën në një banesë të marrë me qira pranë Vigos, ndërsa tre të tjerë u arrestuan teksa ndodheshin në një restorant të qytetit.

Hetimet përfunduan të martën me arrestimin e tre personave të tjerë në operacione të zhvilluara në A Coruña, Lugo, Madrid dhe në rajonin Salnés të Pontevedrës.

Sipas autoriteteve, kreu i kësaj organizate ishte një bashkëpunëtor i afërt i një trafikanti të njohur të ndjerë, i quajtur ndryshe “narkotrafikanti i Wikipedia-s”, dhe kishte mbështetjen e një rrjeti kriminal galician për t’u vendosur në këtë rajon. Ai rezultonte gjithashtu i kërkuar nga drejtësia për vuajtje dënimi për trafik droge.

Në total, policia sekuestroi 200 kilogramë kokainë të ndarë në katër pako, si dhe 20 mijë euro cash. Të tetë të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge, ndërsa pesë prej tyre janë lënë në burg me vendim gjykate

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme