Kronika 1 March 2026, 14:18 Nga VNA

Shkarkohet drejtori i Policisë Tiranë, Elton Alushi

Ndaje në Whatsapp
Shkarkohet drejtori i Policisë Tiranë, Elton Alushi

Një valë shkarkimesh ka përfshirë Policinë e Shtetit pas dështimit të kupolës drejtuese për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës, të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Pas largimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me motivacionin e mungesës së garantimit të sigurisë, është njoftuar edhe një tjetër largim i bujshëm.

Elton Alushi nuk do të jetë më drejtor i Policisë së Tiranës.

Ai është shkarkuar rreth dy vite pasi mori detyrën, ndërsa arsyeja e dhënë është e njëjtë: dështimi për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe shtetasve të huaj gjatë protestës së tensionuar dhe të dhunshme në kryeqytet.

Më 7 mars 2025, Alushi ishte thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Pas daljes nga godina e SPAK, ai nuk bëri asnjë koment për mediat.

Elton Alushi mbante postin e drejtorit të Policisë së Tiranës prej nëntorit 2024, pas largimit nga detyra të paraardhësit të tij, Tonin Vocaj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme