Kronika 6 May 2026, 21:29 Nga VNA

Shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit Afrim Tafa, pas aksidentit tragjik me dy fëmijë të vrarë

Ndaje në Whatsapp
Shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit Afrim Tafa, pas

Aksidenti në zonën e ish-kënetës në Durrës me dy fëmijë të vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë, “pret” kokën e drejtorit të Policisë së Durrësit, Afrim Tafa. Vendimi për shkarkimin nga detyra të Tafës u mor nga kryepolici Skënder Hita, i cili më herët e kishte pezulluar atë bashkë me dy zyrtarë të tjerë.

Pavarësisht se motivacioni nuk është bërë me dije, burimet thonë se Tafa është shkarkuar për mospërmbushje të detyrës, për shkak se ka pasur disa ankesa ndaj shkaktarit të aksidentit tragjik, Nikollë Radaci, por policia s’ka marrë asnjë masë.

Afrim Tafa u emërua drejtor i Durrësit vetëm pak orë para se Ilir Proda të shkarkohej nga detyra me vendim të kryeministrit Edi Rama. Ai shihej si pjesë e klanit Proda, klan që po shpërbëhet gradualisht me largimet dhe shkarkimet që ka firmosur përgjatë dy javëve të fundit Skënder Hita.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme