Kronika 10 August 2025, 13:08 Nga VNA

Shiste kokainë dhe kanabis në zonën turistike të Livadhit, arrestohet 28-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Shiste kokainë dhe kanabis në zonën turistike të Livadhit,

Një 28-vjeçar i cili shiste kokainë dhe kanabis në zonën turistike të Livadhit ka rënë në prangat  e policisë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku i riu ishte akomoduar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 120 doza kokainë, 65 doza kanabis dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Himarë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night Strike”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në fshatin Livadhë, Himarë, shtetasi M. P., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

sasi me lëndë narkotike kokainë në rreth 120 doza;

sasi me lëndë narkotike kanabis në rreth 65 doza;

një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e përgatiste lëndën narkotike në doza në dhomën ku ishte akomoduar e më pas e shiste atë në zonat turistike të vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme