Kronika 26 December 2025, 15:59 Nga VNA

Shisnin drogë në Tiranë/ Gjykata lë në burg 21 të arrestuarit, mes tyre edhe dy punonjësit e “One Albania”

Ndaje në Whatsapp

Shisnin drogë në Tiranë/ Gjykata lë në burg 21 të

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 21 nga 22 personat e arrestuar dy ditë më parë pas goditjes së një grupi kriminal që shiste drogëra të ndryshme nëpër zona të Tiranës. Vetëm për njërin u dha masë më e butë sigurie.

Në burg u lanë edhe dy punonjësit e “ONE Albania”, Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë , dhe Artan Pullazi, Team Leader në këtë kompani.

Gjithashtu në burg do qëndrojnë edhe: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Ndërsa masë më e butë sigurie u caktua për Blerim Malin për shkak se ka nënën e verbër dhe vëllain e paralizuar.

Këta persona u vunë në pranga dy ditë më parë pas goditjes së grupit të tyre që shpërndante drogë nëpër disa zona të kryeqytetit. Policia sekuestroi 10 kg kanabis dhe 100 doza, rreth 500 gramë kokainë, 5 automjete, 28 celularë, 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Nga hetimet rezultoi se grupi e ushtronte aktivitetin  kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit. Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

Ai që lëvizte me taksi ishte Olsi Mici ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, lëvizte Erdison Gjella.

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme