Kronika 18 August 2025, 16:28 Nga VNA

Sherr për parkim në Sarandë, plagosen rëndë nënë e bir, arrestohen dy vëllezër si autorë të dyshuar

Ndaje në Whatsapp
Sherr për parkim në Sarandë, plagosen rëndë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy vëllezër, të akuzuar për plagosjen e rëndë të një gruaje dhe djalit të saj, ngjarje e ndodhur pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të qytetit.

Sherri shpërtheu pas një konflikti për parkimin, ku Romeo Laze, 45 vjeç, dhe Fabion Laze, 39 vjeç, pronarë të një lavazhi, goditën me sende të forta dhe përmes grushteve nënë e bir, N.A. dhe E.A. Rreth orës 17:45, në konflikt u përfshinë të paktën 6 persona. Viktimat u transportuan me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku morën ndihmën e parë për plagët e shumta në kokë dhe trup, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi fillimisht katër persona, ndërsa pas hetimeve arrestoi në flagrancë dy vëllezërit për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”.

Vëllezërit Laze rezultojnë me precedentë të shumtë penalë:

Në maj 2011, akuzohen për plagosje me sende të forta ndaj dy vëllezërve Avdiu.
Në tetor 2014, Fabion Laze u arrestua për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Në dhjetor 2015, Romeo Laze u arrestua për “dhunë në familje” dhe dëmtime të tjera me dashje.
Në gusht 2021, Romeo Laze u arrestua përsëri për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Në shkurt 2025, Prokuroria e Sarandës sekuestroi dy pasuri, dy automjete dhe një biznes të Romeo Lazes.

Fabion Laze ka precedentë penalë edhe jashtë vendit në fushën e narkotikëve.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme