Dhunohet në qytetin e Vlorës avokati Kujtim Cakrani që mbron ish-presidentin Ilir Meta. Paraprakisht thuhet se ngjarja ka motive banale. Policia thotë se ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në Vlorë, ku avokati kishte ndaluar për të furnizuar makinën me karburant. Aty ka mbërritur edhe një automjet tjetër. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, Cakrani ka hapur derën e makinës së tij dhe ka prekur makinën tjetër. Për këtë arsye mes tij dhe personit tjetër ka nisur një debat verbal që ka përfunduar më pas në përplasje fizike. Hetimet për ngjarjen janë duke vijuar.






















