Kronika 17 December 2025, 12:59 Nga VNA

Sherr mes nxënësish në Sarandë, plagoset me thikë 15-vjeçari

Ndaje në Whatsapp

Sherr mes nxënësish në Sarandë, plagoset me thikë

Një tjetër ngjarje e rendë me protagonistë dy fëmijë është regjistruar në shkollën private 9-vjeçare 'Dea' në Sarandë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një 13-vjeçar ka goditur me thikë një 15-vjeçar.

“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Sherret dhe plagosjet e të miturve në ambjentet e brendshme apo të jashtme të shkollave janë kthyer në një fenomen shqetësues. Më herët, Martin Cani u vra me thikë te Shkolla Fan Noli ndërsa miku i tij u plagos. Një tjetër i mitur u plagos në Durrës dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme