Kronika 23 January 2026, 15:29 Nga VNA

Sherr me shkop bejsbolli dhe armë zjarri në Kukës, një i plagosur, 5 në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Sherr me shkop bejsbolli dhe armë zjarri në Kukës, një i

Një konflikt i dhunshëm në mes të ditës ka tronditur qytetin e Kukësit këtë të premte, duke përfunduar me përdorim të shkopit të bejsbollit dhe armës së zjarrit në ambientet e një lokali. Si pasojë e sherrit, një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa pesë persona janë shpallur në kërkim nga policia.

Sipas policisë, dy prej të përfshirëve, shtetasit Ç. M. dhe E. M, kushërinj me njëri-tjetrin, bashkë me tre të tjerë janë konfliktuar me një person, të cilin e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri. Ngjarja është shënuar në një lokal.

Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, ndërsa nga të shënat nuk ka pësuar asnjë person lëndime.

Njoftimi i policisë:

Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.

Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme