Kronika 1 October 2025, 20:48 Nga VNA

Sherr masiv në Bilisht, dy persona të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Sherr masiv në Bilisht, dy persona të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bilisht, ku një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorim të sendeve të forta, duke lënë pas dy të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se tre persona kanë sulmuar dhe dhunuar një shtetas 39-vjeçar me inicialet G.M., duke i shkaktuar dëmtime në trup. Burime pranë policisë bëjnë me dije se në sherr është përfshirë edhe shtetasi Trajan Çeliku, i njohur nga uniformat blu si person problematik, i cili së bashku me dy persona të tjerë ka goditur dhe rrahur 39-vjeçarin.

Konflikti, i cili dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, fillimisht ka qenë verbal, por më pas ka përfunduar në përplasje fizike. Pas sulmit nga Çeliku dhe dy shokët e tij, i dëmtuari ka reaguar duke nxjerrë një thikë dhe ka goditur njërin prej dhunuesve, duke i shkaktuar plagë.

Mësohet se ky nuk ka qenë incidenti i parë mes palëve, pasi edhe më herët ka pasur përplasje të përsëritura mes 39-vjeçarit dhe autorëve të dyshuar. Në ditën e sotme, pas një debati të mëngjesit, Çeliku është rikthyer sërish për ta takuar G.M., kësaj radhe i shoqëruar nga dy persona të tjerë, çka ka çuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Të gjithë të përfshirët janë transportuar fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas trajtimit, ata janë shoqëruar në komisariatin e Devollit, ku po merren në pyetje për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme