Kronika 8 January 2026, 11:55 Nga VNA

Shënohet viktima e parë nga përmbytjet, një person gjendet pa shenja jete në Durrës

Ndaje në Whatsapp

Shënohet viktima e parë nga përmbytjet, një person gjendet

Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mbytjes.

Viktima është identifikuar si A. H., 54 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Sipas informacioneve paraprake, ai kishte shkuar në këtë zonë për të verifikuar situatën e krijuar nga reshjet e shumta të shiut dhe vërshimet e ujit, të cilat kishin shkaktuar problematika në sistemin kullues.

Dyshohet se gjatë kryerjes së këtyre verifikimeve, 54-vjeçari është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, duke humbur jetën. Pas kërkimeve të zhvilluara nga shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë u gjet në një kanal kullues, në afërsi të ish-repartit ushtarak.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme