Kronika 18 September 2025, 13:59 Nga VNA

Shantazhuan policin me fotot intime që kishte me 16-vjeçaren, prokuroria e Gjirokastrës lëshon 4 urdhër arreste

Ndaje në Whatsapp
Shantazhuan policin me fotot intime që kishte me 16-vjeçaren,

Një 56-vjecar, punonjës policie në Përmet është shantazhuar nga disa persona me publikimin e fotove intime dhe mesazheve që kishte me një 16-vjeçare. Prokuroria e Gjirokastrës e cila po heton për rastin ka firmosur 4 urdhër arreste, ku 3 prej të dyshuarve janë vënë në pranga, ndërsa një në kërkim.

Njerku i 16-vjeçares është arrestuar nën dyshimet për veprime të turpshme me të miturën, ndërsa dy të tjerët se përdornin vajzën për të shantazhuar policin. Ndaj këtyre dy të fundit dhe një tjetri në kërkim janë ngritur akuzat për shantazh dhe gjobëvënie.

Në telefonin e policit janë gjetur foto intime të vajzës dhe të policit, si dhe mesazhe të shkëmbyera mes tyre. Gjithashtu janë zbuluar dhe shantazhet që bëheshin në adresa të tij që tu jepte para, ndryshe do ti publikonin materialet kompromentuese në rrjetet sociale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme