Kronika 17 September 2025, 13:05 Nga VNA

Sekuestrohet pasuria e Fatjon Dautajt. Personi që shkallmonte derën e PD-së në përplasjen e 8 janarit.

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrohet pasuria e Fatjon Dautajt. Personi që shkallmonte derën e

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës ka ekzekutuar urdhrin për konfiskimin e pasurive që i përkasin familjarëve të Fatjon Dautajt. Ky i fundit njihet si krahu i djathtë i armatosur i kryedemokratit Sali Berisha, pasi u filmua teksa shkallmonte me shkelma derën e selisë së PD-së, në rebelimin e 21 Dhjetorit 2021, në betejën brenda vetë partisë, teksa zhvillohej protesta e radhës e fraksionit të "Rithemelimit".

Prokuroria e Kukësit, njoftoi ditën e sotme se pas kërkesë së saj më 20 shtator 2024, ka konfiskuar tre pasuritë e Fatjon Dautit dhe të familjarëve të tij, ku përfshihen një apartament, njësi tregtare dhe një sipërfaqe truall. Dyshohet se këto pasuri të Dautit dhe familjarëve të tij, e kanë burimin nga veprimtaria kriminale.

Dauti, është i arrestuar në Londër, pasi akuzohet për tentativë vrasje. I njohur si një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Dauti ka rënë në prangat e policisë në Angli, pasi është kapur me 3 kg kokainë dhe pjesëmarrje në aktivitet kriminal, teksa ka qenë i akuzuar dhe arrestuar për tentativë vrasjeje gjithashtu.

Më parë Dauti ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Njoftimi

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

 

Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

 

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:

 

- Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

 

- Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

 

- Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme