Kronika 1 February 2026, 09:43 Nga VNA

Sekuestrohet arsenal armësh në Tiranë, arrestohen 4 persona

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrohet arsenal armësh në Tiranë, arrestohen 4 persona

Një arsenal armësh është sekuestruar në Tiranë, ndërsa katër persona kanë përfunduar në pranga, si rezultat i një aksioni policor të zhvilluar nga Komisariati i Policisë nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Nga hetimet u dokumentuan disa raste të trafikimit të armëve dhe municioneve. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit:

Gloris Nezaj, me precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër jetës dhe personit;

Rezarto Rumi, me precedentë penalë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike;

Kelvin Caushi, me precedentë penalë për krime kundër jetës dhe personit;

Ardjan Caushi.

Hetimet provuan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me armë zjarri grupe kriminale që vepronin kryesisht në qarkun e Tiranës. Secili prej tyre kishte një rol të përcaktuar, që nga sigurimi i pjesëve të armëve të zjarrit, magazinimi dhe përshtatja e tyre, deri te shitja.

Sipas hetuesve, armët e zjarrit porositeshin pjesë-pjesë nga Kosova, më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në zonën e Selitës.

Fillimisht u sekuestruan dy armë zjarri, në cilësinë e provës materiale, nga njëri prej anëtarëve të grupit që kishte rolin e shitjes së armëve te porositësit. Më pas u zbulua ambienti ku magazinoheshin armët.

Gjatë aksionit u sekuestruan:

3 armë zjarri automatike;

5 armë zjarri pistoleta;

1 armë gjahu teke, me mbishkrimin “Breda Brescia Italy”;

12 krehëra për armë automatike dhe pistoleta;

një sasi e konsiderueshme municionesh luftarake për armë automatike dhe pistoleta;

1 jelek antiplumb ushtarak;

9 pjesë metalike të dyshuara si pjesë armësh zjarri;

3 radio-marrëse/dhënëse me mbishkrimin “Bondi”, të ngjashme me ato të Policisë;

9 aparate telefonike celularë;

1 shkop metalik, i ngjashëm me ata të Policisë;

1 sopatë e vogël me ngjyrë të zezë, me pjesë çekiçi;

36 mijë euro;

1 DVR me mbishkrimin “Hikvision”.

Ndaj të dyshuarve rëndojnë veprat penale:

“Trafikimi i armëve dhe municioneve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme