Kronika 3 November 2025, 15:53 Nga VNA

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro të një personi të akuzuar për pastrim parash

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro të një

Prokuroria e Vlorës ka njoftuar se me kërkesë të saj, është vendosur masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për një sërë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme me vlerë rreth 2 milionë euro. Prona këto që janë në zotërim të Tahir Qenami (i njohur edhe me mbiemrin Kapaj/Canaj), lindur më 21 tetor 1986 në Vlorë dhe banues në të njëjtin qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, sekuestrimi është kryer në kuadër të hetimeve për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Hetimet janë bazuar në materialet referuese të ardhura nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, të cilat lidhin shtetasin Qenami me veprimtari kriminale të zhvilluara jashtë vendit.

 

Pasuritë e sekuestruara

Në listën e gjatë të pasurive të vendosura nën sekuestro përfshihen disa apartamente, dyqane, njësi tregtare, vende parkimi dhe automjete, të regjistruara në Vlorë dhe në Tiranë. Konkretisht:

Një apartament me sipërfaqe 82 m² në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në zotërim të Tahir Qenamit;

Një arë me sipërfaqe 2000 m² në Radhimë, në zotërim të shtetasve E.K. dhe F.K.;
Një apartament në Sauk, Tiranë, me sipërfaqe 108.5 m², në zotërim të shtetases E.Q.;
Dy njësi tregtare (dyqane) në lagjen “1 Maji”, Vlorë, me sipërfaqe 50.6 m² dhe 89.8 m², të porositura nga Tahir Qenami;
Një sërë poste parkimi me sipërfaqe që variojnë nga 28 deri në 36 m² në të njëjtën lagje, të gjitha të porositura nga i njëjti person;
Një numër i konsiderueshëm apartamentesh të prenotuara në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në katet e ndryshme të një objekti ndërtuar nga shoqëria “Lespipa” shpk, me sipërfaqe që variojnë nga 49.7 deri në 108.45 m²;
Dy automjete: një “Daimler Chrysler” i vitit 1994 (E200) dhe një “Ford Focus” i vitit 2005, në zotërim të Tahir Qenamit.

Hetimi dhe të kaluarën penale të Qenamit

Nga të dhënat e hetimit rezulton se Tahir Qenami ka qenë i përfshirë më parë në veprimtari kriminale në Gjermani, ku është arrestuar më 4 janar 2023 dhe më pas është dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Sipas hetuesve, të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se janë përdorur për investime në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, kryesisht në zonën e Vlorës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme