Kronika 21 April 2026, 20:57 Nga VNA

Sekuestrimi i pasurive të Agasit, Beqirajt e Karçanajt, SPAK njoftim zyrtar: Ja pronat e zbuluara me vlerë 40 mln euro

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrimi i pasurive të Agasit, Beqirajt e Karçanajt, SPAK njoftim

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me pasuritë e sekuestruara të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe Ergys Agasit e Ermal Beqirajt.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një operacion të gjerë sekuestrimi pasurish në kuadër të një hetimi për korrupsion, pastrim parash dhe veprimtari të organizuar kriminale. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë sekuestruar dhjetëra prona, llogari bankare, kompani dhe mjete luksi në emër të disa personave nën hetim.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë apartamente në Tiranë dhe zona bregdetare, vila dhe ndërtesa në Petrelë, toka dhe truall në disa qytete, si dhe sipërfaqe të konsiderueshme toke me ndërtime të ndryshme. Gjithashtu janë bllokuar automjete të shtrenjta, përfshirë modele të fundit, si dhe një mjet lundrues tip jaht.

Pasuritë e Mirlunda Karçanajt:
– Apartament në rrugën “Dervish Hima”, Tiranë
– Apartament në rrugën e “Kavajës”, Tiranë (73.5 m²)
– Pasuri në Qerret, Kavajë
– Ullishte në Sauk, Tiranë (1500 m²)
– Automjet Volkswagen Tiguan
– Llogari bankare në BKT
– Llogari bankare në OTP Bank


Pasuritë e Ergys Agasit:
– Pyll 26,690.9 m² me ndërtesë 346.2 m² në Qeha Shytaj, Petrelë
– Pyll 5,288.1 m² me ndërtesë 182.2 m² në Qeha, Petrelë
– Pyll 5,288.1 m² me ndërtesë 182.2 m² në Qeha, Petrelë
– Pyll 8,956 m² me ndërtesë 568 m² në Qeha, Petrelë
– Pyll 8,260.2 m² me ndërtesë 490.2 m²
– Pyll 911.3 m² me ndërtesë 350.8 m²
– Pyll 9,316.1 m² me ndërtesë 192.8 m²
– Truall 406.34 m² me ndërtesë në Lundër, Tiranë
– Arë 10,300 m²
– Truall 400 m² në zonën kadastrale 8518, Durrës
– Ndërtesë 165 m² në të njëjtën zonë kadastrale
– Apartament në Durrës
– Garazh në Tiranë
– Apartament në Tiranë
– Apartament në Tiranë
– Apartament në Tiranë
– Garazh
– Garazh
– Truall
– Truall nr. 6/756
– Apartament
– Garazh
– Garazh
– Garazh
– Apartament
– Garazh
– Truall dhe ndërtesë në Gjilek, Vlorë
– Automjet Land Rover Defender 2023
– Subjekti “E.A.S”
– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT

 

Pasurite e Ermal Beqirit
– Truall në Green Coast, Vlorë
– Truall në rrugën “Hoxha Tasim”, Tiranë
– Ndërtesë dhe truall nr. 5/3
– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills, Tiranë
– Apartament në Golem, Kavajë
– Jaht “Skyfall”
– Subjekti “S.S” sh.p.k.
– Subjekti “H” sh.p.k.
– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”
– Automjete dhe motomjete
– Të gjitha llogaritë bankare

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe aksione në subjekte tregtare dhe shuma të mëdha parash në llogari bankare të personave të përfshirë dhe kompanive të lidhura me ta.

Sipas SPAK, vlera totale e pasurive të sekuestruara arrin mbi 40 milionë euro, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe konfiskimin përfundimtar të këtyre pasurive.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme