Kronika 1 October 2025, 17:20 Nga VNA

Seanca për “Sterilizimin”/ Shtyhet vendimi, gjyqtari kritika avokatëve

Ndaje në Whatsapp
Seanca për “Sterilizimin”/ Shtyhet vendimi, gjyqtari kritika

Seanca për “Sterilizimin” ndaj Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj dhe 6 të pandehur të tjerë ka dështuar ditën e sotme pasi nuk është arritur të merret një vendim duke u shtyrë për një ditë tjetër. Seanca e radhës mësohet se do të mbahet më 15 tetor në orën 13:00.

Në seancën e sotme avokatët mbrojtës kërkuan më shumë kohë për t’u përgatitur mbi gjetjet e SPAK. Kjo kërkesë nuk kaloi pa u komentuar ndërsa gjyqtari Bib Ndreca e krahasoi situatën me nota humori me detyrat e shtëpisë.

 “Po bëni si me detyrat e shtëpisë, mësuesi e pyet pse si ke sjellë detyrat, nxënësi thotë se më kishte mbyllur mami derën me çelës”, tha ai.

SPAK nga ana tjetër u shpreh se kjo situatë po përsëritet dhe se afatet kanë qenë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen. Më tej kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.

Kujtojmë se për këtë çështje SPAK ka shpallur pretencën, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar të gjykohet me procedurë të zakonshme, duke u veçuar çështja ndaj tij.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme