Kronika 3 April 2026, 13:22 Nga VNA

Seanca për padinë ndaj Olsi Dados / Veliaj shfrytëzon rastin për të thënë se ka mbjellë pemë në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

Seanca për padinë ndaj Olsi Dados / Veliaj shfrytëzon rastin

Në Gjykatën Administrative po zhvillohet seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesë-padisë së Erion Veliajt, i cili kërkon konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të dekretit të presidentit për emërimin si prokuror të Olsi Dados. Në seancë është i pranishëm vetë kryebashkiaku, ndërsa Olsi Dado përfaqësohet nga avokati Erarbër Madhi.

Sipas Veliajt, Dado është emëruar në kundërshtim me ligjin si prokuror. Por kryebashkiaku ka shfrytëzuar fjalën e tij për të folur edhe për hetime që nuk kanë lidhje me çështjen për të cilën ka paditur prokurorin e çështjes së tij.

Ai, ndër të tjera, ka ricikluar deklarata nga propaganda e tij, duke thënë se në Bashkinë e Tiranës ka mbjellë vetëm pemë dhe ka ndërtuar çerdhe.

Ndërsa gjyqtari i ka bërë thirrje disa herë që të fokusohet te kërkesa e padisë.

Diskutime nga seanca:

Erion Veliaj: S’jam këtu për mëshirë, s’jam këtu për dramën e familjes time. Jam këtu për të treguar se çfarë i shkaktoi kjo Bashkisë së Tiranës? Nesti Angoni nuk ekziston, nuk di kë të kallëzoj.

Gjyqtari: Fokusohu te çështja. Gjykata ka detyrë të orientojë te procesi.

Veliaj: Cili është dëmi që i kam shkaktuar Tiranës? Se kam mbjellë pemë? Se kam ndërtuar 50 shkolla e çerdhe?

Gjykata: Fokusohu te objekti i kërkesë-padisë.

Veliaj: Me Olsi Dadon jam në konflikt interesi, pasi ai, me telefonin e prokurorisë, ka kërkuar leje ndërtimi.

Seanca është në vijim...

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme