Kronika 3 February 2026, 11:38 Nga VNA

Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO vrasjet me Nuredin Dumanin

Ndaje në Whatsapp

Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO vrasjet me Nuredin Dumanin

Henrik Hoxhaj, i pandehur ne dosjen "Plumbi i Artë" ka rrëfyer para Gjykatës së Posaçme njohjen me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Hoxhaj humbi më herët statusin e të penduarit. Ai akuzohet për disa krime të rënda.

Dëshmia

"Me Nuredin Dumanin jam njohur tek ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020.  Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam.

Nuredini ishte i interesuar të më takonte.

Kemi komunikuar me telefona të kriptuat, për disa vrasje. Ai kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që janë disa punë për tu bërë, a je i interesuar. I thashë po", tha Hoxhaj.

Ai vijoi më tej: "Nuredimi më tha për dy vrasje që do bëhëshin në Durrës. Në fillim qe si porosi e Krymit, por pastaj i paraqiti si problematika të tij.

I thashë jam dakord.

Në takim folëm për vrasjen e Dorian Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro.

Ai gjeti mjetet dhe armët. Shofer qe Elio Bitri, elbasanlli.

Ditën e ngjarjes kam shkuar në Durrës. U takova tek shtëpia e Nuredinit në Durrës. I nisëm prej aty me një makinë të zezë.

Ishte Elio në timon, unë mbrapa shoferit. Kisha unë dy armë, Elio një.

Nuredini u nis me ne. Ne kemi dalë një xhiro tek servisi. Kur kaluam njëherë nuk ishte prezent.

Kur u kthyem ishte aty. Ishte me dy persona i shoqëruar.

Elio më tha: Ja ku janë. Ishin 3 vetë në trotuar.

Unë i qëllova me armë nga brenda makinës. Një armë mu bllokua, përdora tjetrën.

Njëri nga ata ngeli në vend. Doriani u rrëzua pak më tutje. Unë i thashë, a ti je Doriani. Ai tha jo. Pyeta Elion, a ky është. Po më tha ai. Edhe e godita.

Një e goditi edhe Elio.

Pas vrasjes hipa në makinë. I thashë më lër te Plepat. Aty kisha makinë. Hipa tek ajo me duar në xhepa. Makina tjetër iku u dogj tek Bishti i Zhurit.

Sipas tij Nuredini ishtë pas tyre dhe e ka parë ngjarjen.

"Më tha: shumë mirë doli o kusho

Pagesën e mora për ngjarjen. Por ajo 70 u nda mes meje e Elios. 35 mora.

Pas kësaj vrasjeje kam jetuar në Tiranë. Nuk fshihesha. Lekët Nuredini më tha se i merrte nga Krymi", deklaroi Hoxhaj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme