Kronika 27 April 2026, 15:32 Nga VNA

Seanca në GJKKO për dosjen “Buka”, rrëzohet kërkesa e Arben Ahmetajt për transmetim live

Ndaje në Whatsapp

Seanca në GJKKO për dosjen “Buka”, rrëzohet

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ndaj Arben Ahmetaj, i pandehur për dosjen BUKA. Ish-zv.kryeministri nga arratia përmes avokatëve kërkoi që seanca të trasmetohej live, sikurse më herët këtë kërkesë e paraqitën dhe ish-presidenti Ilir Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Por edhe në rastin e tij, kërkesa u rrëzua. GJKKO vijoi më pas me dëgjimin e dëshmisë së biznesmenit Lirim Fejzollari.

Dëshmia e Fejzollarit

“Për privatizimin e “Buka sha” janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme. Unë kam qenë aksioner dhe më parë, kur ishte edhe 52 % shtet edhe 48 % privat dhe u futa dhe në ankand.

Unë kam marrë aksione nga disa qytetarë dhe shoqëri dhe kam arritur deri tek 40% e pjesës private. Aksionet i kam blerë nga individë dhe kompani, që i kishin këto aksione”, tha dëshmitari.

Ai deklaroi më tej se Arben Ahmetaj e njihte si person publik, por në mënyrë zyrtare është takuar me të në 2018-2019 kur ishte ministër.

“Ne kishim probleme me industrinë, për çështjen e pullave fiskale”, tha ai.

Në lidhje me “Buka.sha” ai deklaroi se ishte takuar me familjen Myderizi (familja pronare).

“Nuk i njihja. Në takim më thanë disa pretendime, që as nuk i kuptova.

Ndërsa familjen Piciri i kam takuar disa herë. Kam biseduar shumë qetë me ta. Unë nuk i kuptoj këto kthimet e pronave. Ju kam thënë, keni gjykatat, kërkojini tek institucionet shtetërore”, shtoi më tej dëshmitari.

Prokurori Gokaj: si e shpjegoni një sms në telefonin tuaj: “më telefono pak. Arben Ahmetaj jam”?

Fejzollari: Duhet të ketë qenë në fazën e pullave fiskale, diskutimet që bënim.

Prokurori Gokaj: Në 23.02.2020 i thoni Ahmetajt me sms “Përshëndetje Arben! Si i ke mundësitë për t’u takuar këtë javë”.

Fejzollari: Siç e thashë, kishim problemet me pullat. Por ky takim nuk u realizua.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme