Kronika 5 October 2025, 12:25 Nga VNA

Rrumi prona në bregdet Aldo Avdylit t'i vriste kundërshtarët/ Zbardhen përgjimet: Po erdhi Rama në Durrës, na fiku

Ndaje në Whatsapp
Rrumi prona në bregdet Aldo Avdylit t'i vriste

Detaje të forta zbulohen në dosjen hetimore të SPAK që goditi një grup të strukturuar kriminal të drejtuar nga Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, i cili dyshohet se ka tjetëruar qindra hektarë tokë në bregdetin e Durrësit.

Sipas prokurorisë së posaçme, Laho i ofroi prona Aldo Avdylit me qëllim që ai ti shërbente për të eliminuar kundërshtarët e tij, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha.

Aleksandër Laho i mbijetoi atentatit te mbikalimi i Shkozetit me 1 nëntor 2019 në Durrës mbi automjetin e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

Rrumi e Ndoj u plagosën, ndërsa shoferi Andi Maloku u vra.

Më herët Plarent Dervishaj ne qershor 2019 i mbijetoi po ashtu një atentati në Koxhas bashkë me dy miqtë e tij.

Në dosjen e SPAK ajo që bie në sy është fakti se Rrumi dhe Avdyli shqetësohen teksa bënte planet për vrasje, nëse Edi Rama kandidon për deputet në Durrës, pasi vajtja e tij atje mund t’i paralizonte pak në punën e tyre.

PJESË E DOSJES

Në dosjen e SPAK thuhet se “Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t'i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eleminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha, zbulohen edhe në bisedën e datë 14 shtator 2020, që Aleksandri ka zhvilluar me përdoruesin e SkyECC QICTIT,identifikuar si Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”

Në këtë bisedë, në orën 13:57:20, Aleksandri ka shkruajtur: “shoku koka grupit është Luli i pari, Cekja, pastaj ky legeni Lenti... kta e xhirojnë lojën e qytetit….. të tjerët pastaj janë pasiva….. të pa rëncishëm”.

Aldo i përgjigjet:- "Po je fiks fare e vlla... Kjo ësht sta fut njeri ty për terren... E për men... Po ka maru ata jan…….. Po lul ceke them un….. Lulit….. ibim direct….. Ai e don... Vetem venose ti”.

Aleksandri i shkruan: - "Heqim ceken... se cekaj osht truri atyre në terren...se qytetin ata e kan ne kontroll….. plus kan mbledh gjith kundërshtarët e Arjanit….. se Arjanin dhe Vangjushi nuk don me e pare me sy leje ca e takonte….. se ky bonte gabime”.

Aldo i shkruan:-“o vlla duhen 10 viktima...mrena vitit...po na erdhi ky Rama këtu……..e zhejm dot shumë dome...se do na fiki..."

Aleksandri i përgjigjet:-“ ajo me ka djeg shum dhe mua…..Rama……. po erdhi aty na paralizoj pak… e kam mendu direkt qe adite qe e mora vesh.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme