Kronika 24 November 2025, 13:33 Nga VNA

Rritet niveli i ujit në Goriçan, serrat e fermerëve të përmbytura

Ndaje në Whatsapp
Rritet niveli i ujit në Goriçan, serrat e fermerëve të
Foto nga serrat në Goriçan

Pas një nate të trazuar, uji i lumit Seman ka përfshirë sërish tokat bujqësore në fshatin Goriçan të Dimalit. Edhe pse reshjet kanë pushuar, niveli i ujit vazhdon të rritet.

Fermerët thonë se kanë hapur kanalet dhe kanë krijuar vija për të lehtësuar largimin e ujit, por përpjekjet e tyre nuk kanë sjellë rezultat. Ata dyshojnë se përmbytja nuk ka ardhur thjesht nga shirat, por edhe nga faktorë të tjerë.

Serrat e mbjella me domate dhe trangull qëndrojnë prej pesë ditësh nën ujë. Fermerët paralajmërojnë se prodhimi është prishur dhe rrezikon të kalbet për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë. Dëmi i shkaktuar llogaritet në miliona lekë, dhe banorët kërkojnë ndihmën e shtetit për t’u rikthyer në aktivitet.

Edhe blegtoret po përballen me pasojat e përmbytjes. Bagëtitë, të cilat ishin larguar nga stanet një javë më parë, po kthehen sot, pasi niveli i ujit ka rënë dhe stanet janë më të sigurta.

Sipas banorëve, deri tani rreth 40 hektarë serrash dhe 120 hektarë toka bujqësore janë prekur nga përmbytja, ndërsa përllogaritja e dëmeve zyrtare ende nuk është bërë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme