Kronika 10 January 2026, 15:41 Nga VNA

Rrëshqitjet e dherave dhe reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në rrugët e Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp

Rrëshqitjet e dherave dhe reshjet e dëborës shkaktojnë

Nga Veriu në Jug të vendit, reshjet e dëborës dhe rrëshqitjet e dherave kanë krijuar vështirësi të shumta me qarkullimin, veçanërisht në rrugët dytësore. Akset kombëtare kryesore mbeten të hapura, por disa zona kanë përjetuar shqetësime serioze.

Në Burrel, Unaza e sapo ndërtuar ka dalë jashtë funksionit pasi traseja u shemb, duke detyruar automjetet të kalojnë përmes qytetit. Probleme me rrëshqitje të gurëve dhe inerteve raportohen gjithashtu në Rrugën e Arbrit, si dhe në rrugët dytësore në Tropojë dhe Kukës.

Në lagjen Gjuta, fshati Shtrezë, rreth 10 nxënës nuk mund të ndjekin mësimin pasi për të arritur shkollat e Shishtavecit dhe Novosejit duhet të ecin 30 minuta në një rrugë malore. Situatën e vështirëson ura e drurit e ndërtuar nga banorët, e amortizuar dhe e rrezikshme për kalim, duke izoluar rreth 15 familje sa herë ka reshje.

Në Shkodër, disa akse malore, përfshirë Han i Hotit–Doganë-Vermosh dhe Bogë-Qafë Thore-Theth, janë të kalueshme vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë. Në Jug, rruga e Llogarasë është e hapur, por në Qafën e Vishës, në hyrje të Himarës, rrëshqitjet e gurëve kanë detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht qarkullimin. Aksi Tepelenë–Gjirokastër operon vetëm me një korsie pranë “Shkallës së Zezë” për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme të dheut.

Situata mbetet problematike edhe në Bashaj të Selenicës dhe në zonën Qukës–Qafë Plloçë në Korçë, ku rrëshqitjet dhe përmbytjet kanë bllokuar rrugët, duke izoluar banorët dhe duke vështirësuar furnizimin me ushqime dhe shërbimet shëndetësore. Në disa akse, qarkullimi bëhet me kujdes të shtuar ose vetëm me një korsi.

Në Elbasan, rrëshqitjet nga skarpatet bllokuan për rreth një orë qarkullimin drejt Gjinarit.

Autoritetet këshillojnë banorët dhe drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm, të ndjekin sinjalistikën dhe të përdorin pajisje dimërore aty ku është e nevojshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme