Kronika 17 September 2025, 07:39 Nga VNA

Rrëshqiti në një zonë të thepisur, turisti holandez humb jetën në shtegun Theth–Valbonë

Ndaje në Whatsapp
Rrëshqiti në një zonë të thepisur, turisti holandez

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Alpet Shqiptare, ku një turist holandez humbi jetën pasi ra në një humnerë përgjatë shtegut malor që lidh Thethin me Valbonën, në zonën e Qafës së Valbonës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 19:00. Viktima ishte pjesë e një grupi turistësh të huaj që po udhëtonin pa guidë të organizuar. Të tronditur nga ngjarja, shokët e tij njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës.

Policia njoftoi se turisti kishte rrëshqitur nga një shkëmb dhe kishte rënë në një zonë të thepisur e me terren të rrezikshëm. Për shkak të vështirësisë së terrenit dhe rrezikut për personat e tjerë, u organizua menjëherë një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi me angazhimin e forcave të Policisë së Shtetit, ekipeve të specializuara malore, infermierëve, si dhe një helikopteri i nisur nga Tirana për të ndihmuar në terren.

Në operacion u përfshinë gjithashtu specialistë të shpëtimit malor nga Shqipëria dhe Kosova, si pjesë e një bashkëpunimi rajonal në raste emergjente. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor reagoi menjëherë duke dërguar një ekip profesionistësh nga zona e Valbonës, të cilëve iu bashkua edhe një përfaqësues i policisë lokale. Po ashtu, në ndihmë erdhi edhe një ekip i specializuar nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.

Operacioni për lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit të pajetë u zhvillua në kushte tejet të vështira për shkak të terrenit të thepisur dhe mungesës së ndriçimit. Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një përpjekjeje të gjatë dhe të rrezikshme, u bë e mundur nxjerrja e trupit nga humnera.

Kjo është ngjarja e dytë me pasoja fatale për turistët e huaj në këtë zonë gjatë muajve të fundit, çka rikthen në vëmendje nevojën për masa më të forta sigurie dhe respektim të protokolleve të udhëtimit në zonat malore.

Autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të transportohet në morgun e spitalit të Shkodrës për procedurat e mëtejshme ligjore dhe identifikimin nga autoritetet konsullore holandeze.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme