Kronika 31 August 2025, 15:59 Nga VNA

U rrëmbye me dhunë nga bandat kriminale, lirohet pas një muaji irlandezja që ndihmonte fëmijët jetimë në Haiti

Ndaje në Whatsapp
U rrëmbye me dhunë nga bandat kriminale, lirohet pas një muaji

Një punonjëse humanitare irlandeze, Gena Heraty, dhe shtatë persona të tjerë, përfshirë një fëmijë trevjeçar, u liruan pas gati një muaji rrëmbimi në Haiti.

Heraty, e cila drejtonte jetimoren “Our Little Brothers and Sisters” ishte rrëmbyer më 3 gusht së bashku me shtatë haitianë.

Familja e saj shprehu lehtësimin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që ndihmuan në sigurimin e lirimit të tyre. “Jemi thellësisht mirënjohës ndaj të gjithëve, në Haiti dhe ndërkombëtarisht, që kanë punuar pa u lodhur gjatë këtyre javëve të vështira për të ndihmuar në kthimin e tyre të sigurt”, thanë ata në një deklaratë.

Zëvendëskryeministri i Irlandës, Simon Harris, përshëndeti lirimin përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jemi shumë të lumtur që Gena dhe shtatë të tjerët, përfshirë një fëmijë të vogël, janë liruar dhe raportohet se janë mirë dhe të sigurt”, tha ai. Harris theksoi gjithashtu vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e familjes Heraty gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Gena Heraty jetonte në Haiti për 32 vjet dhe kujdesej për rreth 270 fëmijë në jetimoren në Kenscoff. Situata në Haiti vazhdon të jetë shumë e vështirë, pasi qyteti kryesor është nën kontrollin e bandave të armatosura, që prej fillimit të vitit 2024. Përleshjet mes bandave dhe forcave të sigurisë, rrëmbimet dhe krimet e dhunshme janë të përhapura në vend.

Autoritetet kanë përdorur edhe dronë të armatosur dhe mercenarë të huaj për të përpjekur të rikthejnë kontrollin, ndërsa Departamenti i Punëve të Jashtme i Irlandës këshillon qytetarët e saj të shmangin udhëtimet në Haiti për shkak të situatës jashtëzakonisht të pasigurt.

Rrëmbyesit sulmuan ndërtesën ku qëndronte Heraty rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe morën peng nëntë persona. Disa burime lidhin grupin e rrëmbyesve me koalicionin kriminal “Viv Ansanm”, i cili ka shkaktuar kaos në kryeqytetin e Haitit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme