Kronika 3 October 2025, 14:33 Nga VNA

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

Ndaje në Whatsapp
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata lë në burg dy

Gjykata  e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj,  të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22-vjeccarit Renis Dobra. Dosja u kalua nga prokuroria e Dibrës për në SPAK pasi u zbulua se krimi ishte kryer në kuadër të një grupi kriminal.

Dy të dyshuarit e tjerë Fation Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri do të dalin në ditët në vijim para gjykatës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 korrikut të 2025. Dobra dyshohet se u vra për shkak të përplasjes së grupeve në trafikun e drogës.

Ngjarja doli në dritë pasi babai i Renisit raportoi zhdukjen e të birit në polici. Pas disa orësh kërkime, trupi i pajetë i të riut u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Policia bëri të ditur se Dobra ishte rrëmbyer dhe më pas ishte mbytur me litar.

Autorët tentuan të zhduknin trupin dhe makinën duke i hedhur në liqen, por trupi i viktimës nuk përfundoi në ujë, ndërsa automjeti u gjet në liqenin e Ulzës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme