Kronika 24 September 2025, 14:32 Nga VNA

Policia reagon për rrëmbimin e 19-vjeçarit në Sarandë

Ndaje në Whatsapp
Policia reagon për rrëmbimin e 19-vjeçarit në Sarandë

Policia e Sarandës ka reaguar në lidhje me raportimin se një person ishte rrëmbyer në Qafë Gjashtë të Sarandës. Policia sqaron se 19-vjeçari Françesk Mani ndodhet në ambientet e komisariatit të Sarandës ku po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër person.

Ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:

Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme