Kronika 26 September 2025, 13:48 Nga VNA

Rrahu me sende të forta 40-vjeçarin në Vlorë, arrestohet pas ndjekjes nga policia autori

Ndaje në Whatsapp
Rrahu me sende të forta 40-vjeçarin në Vlorë, arrestohet

Një plagosje ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Një plagosje ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Viktimë e sulmit mbeti një 40-vjeçar, që ka marrë plagë në duar dhe krahë, kryesisht pas përleshjes dhe goditjes me sende të forta nga agresori.

Policia vendore tha se plagosja është e lehtë, teksa i dëmtuari është E.Gogo, i cili ka marrë mjekim në spital.

Efektivët nisën menjëherë hetimet dhe dyshohet se autor i krimit është B.Brahimaj, për të cilin u bë kapja dhe shoqërimi, teksa ka nisur procedimi penal.

“Rreth orës 10:00, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dëmtuar lehtë në krah me një send të fortë, shtetasi E. G., 40 vjeç, banues në Vlorë. Autori i dyshuar, shtetasi B. B., 35 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë”, tha policia vendore për ngjarjen.

Hetimet e ngjarjes janë ende aktive dhe pritet zbardhja e plotë e dinamikës dhe shkaqeve, bashkë me Prokurorinë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme