Kronika 7 August 2025, 18:54 Nga VNA

Rinisja e punimeve për HEC-in “Doma” sjell përplasje, policia shoqëron 4 banorë

Ndaje në Whatsapp
Rinisja e punimeve për HEC-in “Doma” sjell përplasje,

Përpjekjet për të rifilluar punimet sollën një tjetër përplasje për banorët e Kurdarisë në bashkinë e Klosit, ndërkohë që banorët vazhdojnë protestën kundër ndërtimit të hidrocentralit.

Katër banorë të fshatit Kurdari në bashkinë e Klosit u shoqëruan të mërkurën nga Policia e Matit, pas një përplasjeje me administratorin e kompanisë që po ndërton hidrocentralin “Doma” mbi lumin e Lusës.

Banorët, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it, u ndaluan nga policia pas pretendimeve të administratorit të kompanisë “Global Interprise Group” dhe një punonjësi të shoqërisë private të sigurisë se ishin kërcënuar dhe se u ishte bllokuar rruga.

Dhjetëra të afërm dhe banorë të fshatit u mblodhën përpara komisariatit të Policisë Mat, në mbështetje të të shoqëruarve. Ata e cilësuan shoqërimin si të padrejtë dhe thanë për BIRN se përplasja ka qenë e rastësishme dhe pa dhunë.

“Unë nuk e di ku e gjen guximin përfaqësuesi i kompanisë të vijë në fshat. Ne ja kemi thënë, shko merre përfaqësuesin e bashkisë dhe hajde para popullit. Nëse merr dakordësinë, puna e mbarë. Sot e takuam rastësisht dhe ka pasur vetëm një debat në rrugë, pa i bërë dëm askujt. I jam lutur që të largohet dhe të mos hyjë në hasmëri me popullin e Kurdarisë,” tha Avdulla Avdulli, një nga banorët e shoqëruar.

Banorët e Kurdarisë thonë se fshati i tyre është kthyer në një zonë të survejuar nga kompania ndërtuese e HEC-it. Sipas tyre, kompania ka vendosur kamera sigurie pranë rrugëve, shkurreve dhe zonave ku ndodhen makineritë, për t’ju thënë se çdo lëvizje e tyre po monitorohet.

“Fshati është kthyer si një Big Brother, na filmojnë kudo. Edhe në shkurre e lisa ka vendosur kamera. Nuk e di nëse edhe në televizor monitorohen aq shumë sa ne. Ai një milion kamera të vendosë, aty nuk vjen. Ta harrojë,” u shpreh Xhevahir Perlati, një tjetër banor.

Pas protestave të përsëritura të banorëve, punimet e HEC-it ishin pezulluar në një pjesë të gjurmës së projektit. Këtë javë, kompania ka tentuar sërish të rifillojë punimet në terren, duke nisur gërmimin e kanalit për vendosjen e një tubacioni rreth 4.4 kilometra të gjatë, që do të devijojë një pjesë të rrjedhës së lumit Lusë.

Sabri Burreli e cilësoi situatën të papranueshme, ndërsa priste para Komisariatit të Matit daljen e bashkëfshatarëve të tij të shoqëruar.

“Është e tmerrshme çfarë po i bëhet këtij populli në mes të gushtit dhe vapës. Ne i kemi thënë një ‘jo’ të madhe. Në vend që të rrimë në hallet tona, sot na sorollasin rrugëve. Ai ka nisur punimet nga rrjedha e poshtme për të na hedhur hi syve. Pa frikë ka hapur afro 1.5 kilometra trashe. Nëse lejohet kjo, ata do të vazhdojnë me zinxhir deri në derdhjen e lumit të Lusës, duke lënë në të thatë një zonë të tërë që është hambar i Matit, Klosit dhe Bulqizës,” tha Burreli për BIRN.

Kjo nuk është përplasja e parë mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese. Edhe më herët, katër banorë janë proceduar penalisht pasi kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe largimin e makinerive nga zona, çfarë solli edhe përplasje fizike.

Ndërtimi i HEC-it “Doma” në njësinë administrative Suç të Klosit është pjesë e një projekti që parashikon ndërtimin edhe të dy hidrocentraleve në lumin Lusë. Banorët pretendojnë se nuk janë përfshirë në asnjë proces dëgjese publike. Banorët pretendojnë se ndërtimi i hidrocentralit do të ketë pasoja të rënda për komunitetin. Sipas tyre, devijimi i rrjedhës së lumit Lusë do të prekë burimet ujore që përdoren për vaditje, duke rrezikuar tokat bujqësore, pemtoret si dhe blegtorinë, që janë burimi kryesor i të ardhurave për familjet e zonës.

Në qëndrime të mëparshme për BIRN, përfaqësues të kompanisë kanë deklaruar se gjurma e projektit ndodhet rreth 300 metra poshtë zonës së banuar dhe “nuk prek drejtpërdrejt interesat e banorëve”. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se, në rast pengesash, do të kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve ligjzbatuese për të vijuar punimet./BIRN/

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme