Kronika 1 September 2025, 19:07 Nga VNA

Rezultonte i zhdukur, trupi i trafikantit shqiptar të drogës gjendet në Marbella të Spanjës

Ndaje në Whatsapp
Rezultonte i zhdukur, trupi i trafikantit shqiptar të drogës gjendet

Para disa ditësh, gazetarja shqiptare Klodiana Lala zbuloi se një shqiptar ishte zhdukur më 11 maj në Marbella. Kur në Costa del Sol zhduken burra të moshës së mesme me kombësi të huaj, gjithmonë ekziston një probabilitet i lartë që ngjarja të ketë lidhje me krimin e organizuar.

Personi i zhdukur është Miklovan Danaj, 30 vjeç, nga Shkodra – qyteti i gjashtë më i madh në Shqipëri dhe ndoshta vendi prej nga vijnë klanet më të fuqishme të mafias shqiptare.

Personi i fundit që e ka takuar është Juxhin Drazhi i klanit Troplini.

Danaj humbi kontaktin me familjen në maj dhe, sipas mediave shqiptare janë bërë denoncime si në Spanjë ashtu edhe në qytetin e tij të lindjes. Dihet se Miklovan kishte ardhur kohët e fundit në Marbella, ndërsa identifikohet si një trafikant të madh kokaine, që kishte pasur probleme me kartelet kolumbiane dhe me një trafikant tjetër nga Vlora.

Familja e tij e ka kërkuar me dëshpërim, por para pak javësh morën një mesazh shqetësues: iu thanë se nuk do ta gjenin të dashurin e tyre. Sipas personit që kontaktuar me ta, Miklovan ishte vrarë në Marbella dhe trupi i tij ishte hedhur në bregun e Malagës. Një skenar si nga filmat thriller, por që është i zakonshëm në trafikun ndërkombëtar të drogës. “Miklovan është vrarë, mos e kërkoni”. Ky ishte mesazhi i qartë.

Në këtë komunikim ishte përfshirë edhe një kërcënim për familjen: organizata i paralajmëroi që të “mos shqetësohshin më” dhe të mos ta bënin të madhe, përndryshe do të përfundonin si Miklovani. Një dhimbje shtesë për humbjen e një të afërmi.

Familjarët e trafikantëve janë ata që vuajnë më së shumti pasojat e këtij lloji jete, dhe këto pasojat shkojnë përtej vrasjes. Pas makinave luksoze dhe vilave të blera me para droge dhe krimi, fshihet një dramë e thellë, pothuajse e pa shërueshme.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme