Kronika 6 January 2026, 11:08 Nga VNA

Reshjet e dendura përfshijnë gjithë vendin, shkaktojnë përmbytje, bllokime rrugësh dhe pezullim mësimi

Ndaje në Whatsapp

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin që nga mesnata, duke shkaktuar përmbytje në rrugë, oborre dhe tokë bujqësore në disa qarqe.

Qyteti i Durrësit është ndër më të prekurit, ku rrugët janë të përmbytura dhe qarkullimi është i pamundur në disa segmente, përfshirë aksin Tiranë–Durrës pranë karburantit në hyrje të qytetit. Situata më kritike paraqitet në zonat Spitallë, Nishtulla dhe ish-Kënetë (Durrësi i Ri), ku shumë rrugë mbeten pothuajse të pakalueshme.

Tetë familje janë evakuuar në Kovaleshencë për shkak se banesat e tyre janë përmbytur nga uji. Mësimi është pezulluar në shumicën e shkollave, ndërsa prindërit dhe mësuesit janë udhëzuar të shmangin lëvizjet deri në qetësimin e situatës.

Prezencë uji ka edhe në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhen të izoluar kryebashkiaku, Erion Veliaj, dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, etj. I gjithë kati i parë është përmbytur, ndërsa të dënuarit dhe paraburgosurit janë vendosur në katin e dytë të burgut.

Reshjet e dendura përfshijnë gjithë vendin, shkaktojnë Reshjet e dendura përfshijnë gjithë vendin, shkaktojnë

Në Lezhë, reshjet kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe probleme në shkolla. Një familje në Milot ka raportuar prani uji në banesë. Në Bashkinë Lezhë, situata është më problematike  pasi lumi Drin ka arritur kuota kritike mbi +2.2 metra, ndërsa oborret e shkollave “Kosova” dhe “Gjergj Fishta” janë përmbytur, duke pezulluar mësimin.

Sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore janë prekur, ndërsa një familje në Torovicë ka kërkuar ndihmë emergjente për shkak të ujit që ka hyrë deri në 50 cm brenda banesës. OSHEE raporton probleme me fiderin që furnizon disa fshatra.

Reshjet e dendura përfshijnë gjithë vendin, shkaktojnë Reshjet e dendura përfshijnë gjithë vendin, shkaktojnë

Edhe në Mirditë reshjet kanë qenë intensive, por deri tani nuk raportohet për probleme serioze. Nivelet e lumit Drin dhe lumit Mat janë rritur, ndërsa disa zona periferike kanë pësuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Reshjet e dendura përfshijnë gjithë vendin, shkaktojnë

Në qytetin e Kukësit, përmbytjet kanë prekur disa segmente rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, sidomos në rrugën e “Prizrenit” dhe lagjen e re të qytetit. Shumë rrugë rurale janë dëmtuar nga dalja e përrenjve nga shtrati, duke izoluar zona të ndryshme.

Reshjet e dendura përfshijnë gjithë vendin, shkaktojnë

Aksi rrugor Elbasan–Gjinar po përballet me vështirësi serioze në qarkullim për shkak të ujit dhe dherave të depozituara përgjatë rrugës. Situata ndikon në fshatrat e njësisë bashkiake Gjinar dhe qytetarët udhëzohen të lëvizin me kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë natës dhe në kohë reshjesh. Autoritetet lokale planifikojnë ndërhyrje për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit.

Autoritetet vendore dhe emergjencat civile janë në terren duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë ku është e nevojshme, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme