Kronika 26 February 2026, 15:08 Nga VNA

Reni Ashiku në SPAK për fondet IPARD/ OLAF sinjalizoi skemën, qindra milionë euro u ndërprenë për fermerët

Ndaje në Whatsapp

Reni Ashiku në SPAK për fondet IPARD/ OLAF sinjalizoi skemën,

Reni Ashiku, një prej njerëzve të besuar të ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, u pyet sot në SPAK lidhur me skandalin e abuzimit me fondet e IPARD.

Kallëzimi për abuzimet u bë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), pas hetimeve mbi mënyrën e administrimit të fondeve në bujqësi.

Ashiku dyshohet se ka qenë në qendër të skemës së mashtrimit. Me rekomandimin e OLAF, Bashkimi Evropian ndërpreu qindra miliona euro ndihma për fermerët shqiptarë nga programi IPARD 3, pas hetimit mbi abuzimet në AZHBR, për të cilat u akuzua ish-ministrja Krifca.

Çështja e fondeve IPARD mbetet një nga dosjet më të ndjeshme që lidhen me menaxhimin e fondeve të BE-së në Shqipëri dhe me përgjegjësinë institucionale për bllokimin e mbështetjes për fermerët.

Reni Ashiku në SPAK për fondet IPARD/ OLAF sinjalizoi skemën,

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme