Kronika 5 Tetor 2025, 17:43 Nga VNA

RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Sarandë/ Në atentatin ndaj Isuf Jaçajt u përdoren 800 gram tritol

Ndaje në Whatsapp
RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Sarandë/ Në atentatin ndaj Isuf

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj 58-vjeçarit Isuf Jaçaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, pasi automjeti i tij u hodh në erë me tritol.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, në automjetin e viktimës janë përdorur rreth 800 gramë tritol, ndërsa shpërthimi është dyshuar se është kryer në distancë përmes telekomandës. Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar dhe ka vënë në lëvizje forca të shumta policore dhe hetimore.

Menjëherë pas shpërthimit me pasojë vdekjen e Jaçajt, janë shoqëruar mbi 10 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e atentatit. Paralelisht, kontrollet dhe verifikimet po vijojnë jo vetëm në Sarandë, por edhe në Tiranë, për të identifikuar personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Për shkak të rëndësisë së çështjes, forcat speciale RENEA dhe një grup i repartit të FNSH-së kanë zbarkuar në qytetin e Sarandës, si edhe në zonat periferike të Bashkisë Konispol. Ato po kryejnë kontrolle të imtësishme në banesa, automjete dhe ambiente të dyshuara, me qëllim gjetjen e provave që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se pista kryesore e hetimit lidhet me hakmarrjen, pasi dyshohet se atentati është kryer në vazhdën e një zinxhiri ngjarjesh të ndodhura muajt e fundit në Sarandë. Sipas të njëjtave burime, i biri i viktimës, Klaus Jaçaj, 31 vjeç, ka ndihmuar autorin e plagosjes së dy personave më 17 korrik në Sarandë.

Klaus Jaçaj u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë së Sarandës më 23 korrik, dy ditë pasi një person i maskuar i shpërtheu me eksploziv automjetin e tij tip “BMW”, që ndodhej i parkuar pranë banesës — ngjarje kjo ende e pazbardhur plotësisht. Pas vetëdorëzimit, Prokuroria ngriti ndaj tij akuzat “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”, ndërsa gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ngjarjet që kanë përshkallëzuar në atentatin e fundit datojnë nga 17 korriku i këtij viti, kur në lagjen nr. 4 të Sarandës, Ramadan Zoto (alias Ramadan Canaj), 43 vjeç, plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdarajn, 33 vjeç, dhe Ernest Lamën, 25 vjeç, të dy nga Kamza.
Sipas të dhënave, Hajdaraj dhe Lama janë persona me precedentë penalë në Sarandë, pasi më 8 janar të këtij viti kishin kundërshtuar forcat e policisë në rrugën “Skënderbeu”, por më pas kishin rifituar lirinë. Pas plagosjes së korrikut, policia i gjeti Hajdarajt një armë zjarri pistoletë dhe e arrestoi në spital.

Ndërkohë, Ramadan Zoto, i cili rezulton ish-i dënuar në Greqi për krime të rënda, përfshirë edhe vrasje, u largua nga vendi i krimit dhe u kap i armatosur më 22 gusht në qytetin e Korçës. Dy prej personave që ndodheshin me të në momentin e plagosjes janë vetëdorëzuar më herët në polici.

Sipas ekspertëve të xhenios, eksplozivi prej 800 gramësh ishte vendosur poshtë mjetit tip “Toyota” që drejtohej nga Isuf Jaçaj dhe ishte aktivizuar me telekomandë në distancë. Forcat hetimore po përballen me vështirësi në dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi në zonën ku ndodhi shpërthimi mungojnë kamerat e sigurisë në biznese apo ndërtesa përreth.

Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet në disa pista, ndërkohë që pista e hakmarrjes mbetet më e mundshmja. Ndërsa qyteti i Sarandës ndodhet nën masa të shtuara sigurie, forcat speciale vijojnë operacionin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të atentatit që i mori jetën 58-vjeçarit Isuf Jaçaj.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme