Kronika 24 March 2026, 08:08 Nga VNA

Rasti i publikuar në “Stop”: Qytetarja nga Tirana pretendon padrejtësi nga drejtësia dhe komunikime të papërshtatshme me një anëtar të KLP

Ndaje në Whatsapp
Rasti i publikuar në “Stop”: Qytetarja nga Tirana pretendon

Rasti i publikuar në emisionin “Stop” paraqet historinë e një qytetareje nga Tirana, e identifikuar si R.M., e cila pretendon se është përballur me padrejtësi të rënda nga sistemi i drejtësisë.

Sipas saj, ngjarja ka nisur rreth dy vite më parë, kur është dhunuar nga ish-partneri. Si pasojë e dhunës, ajo thotë se humbi edhe fëmijën që priste, pasi në atë kohë ishte disa muajshe shtatzënë. Për shkak të gjendjes së rënduar fizike dhe psikologjike, R.M. nuk e denoncoi menjëherë ish-partnerin.

Ndërkohë, sipas saj, ish-partneri bëri një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës duke e akuzuar për përndjekje, me qëllim që t’i paraprinte një hetimi të mundshëm ndaj tij. Çështja u mor në shqyrtim nga prokurorja Rovena Zoto.

R.M. deklaron se për rreth nëntë muaj nuk ishte vënë në dijeni për këtë procedim dhe e mësoi vetëm kur u thirr në gjyq, ku prokurorja kërkonte dënimin e saj.

Gjatë seancave në Gjykatën e Tiranës, ajo pretendon se situata u përkeqësua pasi prokurorja Zoto u ndje e ofenduar nga një përmendje që R.M. i bëri emrit të babait të saj. Sipas qytetares, kjo solli një reagim të ashpër nga prokurorja, e cila e kërcënoi me burg dhe më pas i hapi edhe një procedim tjetër penal.

Në këto rrethana, R.M. thotë se iu drejtua institucioneve të reja të drejtësisë me ankesa, por pa marrë përgjigje.

Më tej ajo pretendon se është kontaktuar në Facebook nga Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas shkëmbimit të kontakteve, komunikimi mes tyre ka vijuar në WhatsApp.

Sipas materialeve të siguruara nga “Shoqata Media dhe Drejtësi”, komunikimet mes R.M. dhe Olger Eminajt kanë marrë një natyrë intime dhe me përmbajtje seksuale. Pretendohet se Eminaj i ka dërguar mesazhe dhe materiale me përmbajtje erotike, madje edhe gjatë orarit zyrtar dhe nga ambientet e institucionit ku ushtron detyrën.

Në material janë publikuar edhe fragmente nga bisedat mes tyre, ku përdoret gjuhë me përmbajtje seksuale.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme