Kronika 13 May 2026, 12:05 Nga VNA

“Rast i përsëritur”, avokatja: Denoncime të tjera ndaj mjekut Nikolla Nunka

Ndaje në Whatsapp
“Rast i përsëritur”, avokatja: Denoncime të tjera

Avokatja e 21-vjeçares që ka denoncuar mjekun Nikolla Nunka për ngacmim seksual ka deklaruar se ndaj tij ekzistojnë edhe kallëzime të tjera, që sipas saj shtrihen në një periudhë prej rreth 33 vitesh.

Në një deklaratë publike, avokatja tha se studioja ligjore që përfaqëson të renë ka marrë denoncime të tjera për raste të ngjashme abuzimi, ku më i fundit daton vetëm një vit më parë.

Sipas saj, bëhet fjalë për një model të përsëritur sjelljeje, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi mënyrën sesi mjeku ka vijuar të ushtrojë profesionin për kaq gjatë në sistemin spitalor, pa u ndërmarrë masa administrative ndaj tij.

“Është një rast i përsëritur. Kemi marrë denoncime që datojnë deri 33 vite më parë, ndërsa rasti më i fundit është para një viti. Po trajtojmë këto raste përpara se t’i depozitojmë në strukturat përkatëse të drejtësisë”, u shpreh avokatja.

Ajo bëri të ditur se aktualisht një ekip prej tre avokatësh po asiston 21-vjeçaren që ka ngritur kallëzimin, ndërsa janë të gatshëm të përfaqësojnë edhe gra apo vajza të tjera që mund të kenë qenë viktima të abuzimeve të ngjashme.

Avokatja theksoi se deri më tani nuk u është vënë në dispozicion dosja hetimore, pavarësisht kërkesave të bëra në prokurori, ndërsa po mblidhen prova për t’ia dorëzuar policisë dhe organit të akuzës.

“Ne duam të faktojmë se ky nuk është një rast i izoluar, por një fenomen i përsëritur. Është koha që gratë dhe vajzat të flasin dhe të denoncojnë”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, nesër pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj mjekut Nikolla Nunka, i cili akuzohet për ngacmim seksual.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme