Kronika 14 October 2025, 17:05 Nga VNA

Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Përballemi me presion politik dhe nga krimi

Ndaje në Whatsapp
Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Përballemi me presion politik dhe nga krimi

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, prezantoi sot raportin vjetor para Komisionit të Ligjeve, duke bërë një pasqyrë të detajuar të punës së institucionit për vitin 2024. Në fjalën e tij, Dumani theksoi sfidat kryesore që SPAK përballet, duke kërkuar ndërhyrje ligjore dhe mbështetje institucionale për të garantuar pavarësinë dhe efikasitetin e mëtejshëm.

Ai shprehu shqetësim për presionet e jashtme nga faktorë politikë, media dhe krimi i organizuar, të cilat sipas tij rrezikojnë integritetin e institucionit dhe punën e prokurorëve. Dumani kërkoi një reagim të koordinuar për mbrojtjen e SPAK-ut dhe pavarësinë e tij në kryerjen e hetimeve.

Ndër problemet e ngritura ishte mungesa e një përcaktimi të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, si dhe mungesa e këshilltarëve ligjorë, që ndikojnë negativisht në cilësinë e hetimeve dhe përfaqësimin në gjykata. Numri i ulët i referimeve nga institucionet publike për çështjet e korrupsionit dhe krimit u cilësua gjithashtu si shqetësim.

Dumani përmendi vonesat në finalizimin e sistemit elektronik të administrimit të çështjeve, që pritet të përfundojë në 2025, si dhe nevojën urgjente për ngritjen e një njësie analize për mbështetjen e hetimeve komplekse dhe raportimet ndërkombëtare.

Një tjetër problem i theksuar ishte mungesa e kuadrit ligjor për menaxhimin e pasurive të sekuestruara në formën e kriptomonedhave, duke u theksuar se aktualisht nuk ka kapacitete për ruajtjen e tyre të sigurt.

Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, Dumani kërkoi ndryshime ligjore për të lehtësuar njohjen dhe zbatimin e vendimeve penale të huaja, kompetenca që aktualisht i përkasin Prokurorisë së Përgjithshme. Si zhvillim pozitiv, ai vuri në dukje përmirësimin e bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në 2025 janë ekstraduar 8 shtetas shqiptarë, një hap i rëndësishëm krahasuar me situatën problematike të vitit 2024.

Dumani kërkoi gjithashtu rishikimin e statusit të ndërlidhësve të sektorit të bashkëpunimit ndërkombëtar, të cilët aktualisht trajtohen si nëpunës civilë, pavarësisht detyrave procedurale që kryejnë, për të përmirësuar efikasitetin në këtë fushë.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme