Kronika 31 March 2026, 14:36 Nga VNA

Rama deklaroi se jeton me qira, SPAK zbulon pasuritë e fshehura të ish-shefes së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Ndaje në Whatsapp

Rama deklaroi se jeton me qira, SPAK zbulon pasuritë e fshehura të

Teksa bënte avokatinë e Mirlinda Karcanaj, e dyshuar si pjesë e grupit krimninal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët janë njerëzit më të kërkuar të drejtësisë për momentin, kryeministri Edi Rama tha se ish-drejtoresha e AKSHIT jetonte me qira.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se ish-shefja e AKSHIT ka fshehur tri pasuri në vlera të konsiderueshme, një vilë në Qerret të Kavajës dhe dy apartamente. Hetimet kanë hedhur dritë mbi faktin se pasuritë zotërohen në mënyrë të tërthortë nga Karcanaj. Ndërsa ish-zëvëndësja e saj, Hava Delibashi, dyshohet po ashtu se zotëron tërthorazi një apartament, të cilin nuk e ka deklaruar.

Pasuritë u zbuluan teksa SPAK po heton grupin kriminal që vepronte brenda AKSHI-t, kur përmes pengmarrjes, kërcënimit dhe shantazhit biznesmenë të ndryshëm detyroheshin të tërhiqeshin nga tenderat.

Në kuadër të këtij hetimi po verefikohen pasuritë e zyrtarëve të përfshirë, ndërsa është ushtruar kontroll edhe në dy vila të Ergys Agasit dhe 1 vilë të Beqirit në një kompleks luksoz në Palasë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme