Kronika 23 September 2025, 20:33 Nga VNA

Ragip Gila, vrasës me pagesë? “Në Shënjestër” zbulon rolin e Barush Bregut në masakrën e 8 shtatorit, lidhjet me fisin Lici

Ndaje në Whatsapp
Ragip Gila, vrasës me pagesë? “Në

Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me 2 viktima dhe 2 të tjerë të plagosur dhe që patën në shënjestër, vëllain e Denis Bajrit, Erogen Vaso (Bajrovic). Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna të dosjes së policisë sipas së cilës, në këtë masakër dyshohet se bashkëpunëtor i Ragip Gilës të jetë Barush Bregu, që njihet edhe si Bajram Bregu si dhe një 17-vjeçar.

Të dy të shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të Ragip Gilës, për akuzat ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ dhe ‘Vjedhja’.

Skeda kriminale e Barush Bregut është e pasur dhe ai konsiderohet si një nga eksponentët më problematik të botës së krimit. Bregu që sipas hetuesve është lidhje e të shumëkërkuarit Ibrahim Lici. Në vitin 2016, Barush Bregu është dënuar me 4 vite burgim për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, gjurmët e gishtërinjve të tij u zbuluan në një armë në mesin e një arsenali që u gjet në bazat e grupit Lici, në të cilën u ushtrua kontroll pas vrasjes së Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahim Licit, kur policia shkoi për kontroll pas ngjarjes së rëndë.

Në mars të vitit 2019 në Shkodër u ekzekutuan Ibrahim dhe Astrit Bilali, babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, ky i fundit i njohur si krahu i armatosur i Bajrave dhe dyshimet ranë mbi Ibrahim Licin, ndërsa Barush Bregu u dyshua si bashkëpunëtor. Por për ta nuk pati akuzë zyrtare. Në vitin 2024 Barush Bregu i shpëtoi ndjekjes së policisë pasi aksidentoi automjetin zyrtar dhe u largua”, thuhet në dosjen hetimore. Nuk dihet nëse Ragip Gila është investuar nga familja Lici për të qëruar hesapet me anëtarin e familjes rivale, tashmë të deklaruar, Bajri, në këtë rast Erogen Bajroviç dhe përse pikërisht u zgjodh ai.

A është kjo një formë e njohur kundërshpërblimi, për nderin që atij, duke u liruar shpejt nga qelia ku ndodhej pas operacionit të koduar ‘Imazhi fals’, ku ai u arrestua në vitin 2023 teksa e kishte shndërruar shtëpinë në një bazë kriminale, e cila u zbulua nga policia pas denoncimit të kunatës së tij që i vëllai e dhunonte? A është Ragip Gila një vrasës profesionist me pagesë, apo dështimi i tij në masakrën e fundit në qytet ku ishte në rolin e qitësit, e rrëzon plotësisht këtë pistë?

Dhe a duhet tashmë SPAK ta marrë në dorë këtë dosje dhe ta kthejë në një të penduar të drejtësisë, ndoshta me qëllimin për të hedhur dritë mbi shumë vrasje të tjera të pazbardhura  që kanë ndodhur në këtë qytet në harkun kohor të 7 viteve të fundit, ku shënohen me dhjetra viktima. Ku Ragip Gila mund të ketë dijeni për shumë nga këto krime.

Hasmëria midis fisit Bajri nga Dobraçi dhe Lici nga Kirasi që ngriti krye pas vendosjes së minës së telekomanduar mbi automjetin e Lulzim Kullës në janar të vitit 2018, një atentat që tronditi vendin dhe la pas 8 të plagosur.

Por që ka mjaftuar kaq për të ndezur fitilin e barutit të një fuçie midis dy fiseve që ishin edhe kumbar me njëri tjetrin.

Por që në 7 vitet e fundit e kanë kthyer Shkodrën në një amfiteatër të hasmërisë së tyre.

Ku kanë mbetur të vrarë në atentate mafioze shumë njerëz si dhe janë zhdukur familjarë dhe të afërm apo lidhje të dy fiseve.

Një bilanc tragjik lufte, që se lan as Buna dhe Kiri bashkë, dy lumenjtë që lagin Shkodrën./ balkanweb

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme