Kronika 9 September 2025, 12:51 Nga VNA

Ragip Gila s’veproi vetëm, në kërkim dy bashkëpunëtorë lidhje të Licëve. Vrasja e Brajoviq u urdhërua nga një nje grup kriminal i fuqishëm

Ndaje në Whatsapp
Ragip Gila s’veproi vetëm, në kërkim dy

Pas arrestimit të Rakip Gilës, si autor i dyshuar i masakrës së Shkodrës, me dy të vrarë e dy të plagosur policia ka ngritur ndaj 28-vjeçarit akuzat e "vrasjes në rrethana të tjera cilësuese", "vjedhje me armë",  "shkatërrim prone" e "mbajtje pa leje e armëve".

Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestruan dy armë zjarri, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole, 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse benzinë.

Gila iu tha hetuesve pas arrestimit se veproi i vetëm dhe se kishte si qëllim ekzekutimin e Erogen Vaso Brajoviq, me të cilin e kishte personale, pasi ai e kërcënonte dhe hiqej si i fortë.

Por hetuesit, janë të mendimit, ai krimi është urdhëruar nga  një grup kriminal dhe se Gila ska vepruar i vetëm.

Këtë të martë, policia deklaroi se ka shpallur në kërkim Barush alias Bajram Bregun dhe një 17-vjecar që dyshohen si bashkëpunëtorë të Gilës, një ish i dënuar me shërbim prove.

Në banesën në pronësi të hallës së Ibrahim Licit në lagjen Guerrile u zbulua një arsenal armësh.

"Gjatë kontrollit, u zbuluan 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës,  5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike”, tha policia.  Ndaj Barush Bregut lidhje e Gilës dhe 17-vjecarit u ngritën akuzën e “krijimit të kushteve për të kryer vrasje”, “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “vjedhja”.

Policia ushtroi kontroll edhe në banesat e pjesëtarëve të fisit Lici, kundërshtar i grupit Bajri, pasi Erogen Brajoviq, rezulton lidhje e këtyre të fundit.  

Mëngjesin e së hënës Ragip Gila hapi zjarr në ambjentet e një lokali ngjitur me Bashkinë e Shkodrës, duke vrarë Armando Palin, ish-punonjës i IMT-së dhe Lirodon Kraja Lushi, ndërsa la të plagosur Erogen Vaso Brajoviq dhe kamarierja e lokalit.

Shënjestër e krimit dyshohet të jetë Erogen Vaso Brajoviq, vëllai i Denis Vaso Brajoviq, ky i fundit anëtar i grupit kriminal Bajri i pandehur në dosjen Metamorfoza, për vrasje e krime të tjera të rënda.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme