Kronika 23 September 2025, 20:06 Nga VNA

Ragip Gila kërcënonte nga komisariati: ‘Ruaji fëmijët!’. Përgjimet që zbuluan autorin e atentatit në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
Ragip Gila kërcënonte nga komisariati: ‘Ruaji

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga atentati mafioz i ndodhur më 8 shtator në lokalin “Idromeno” në Shkodër, ku humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar pjesë nga dosja hetimore që zbardh rolin e Ragip Gilës, një personazh i njohur i botës së krimit në Shkodër, i cili vetëm pak muaj më parë ishte liruar nga burgu.

Autoritetet u vunë në ndjekje të autorit menjëherë pas atentatit, kur pranë vendit të ngjarjes u gjet një motoçikletë e zezë tip ‘Dayang’, pa targa dhe me numrin e shasisë të fshirë. Brenda pak orësh, forcat e policisë identifikuan Ragip Gilën si të dyshuarin kryesor. Ai u lokalizua pranë brigjeve të lumit Kir, në zonën e ish-magazinave të mallrave, ku ishte fshehur në bimësi të dendur pas dëmtimit të këmbës gjatë arratisjes.

Në çantën e tij u gjetën një palë atlete ‘Nike’, një shishe plastike me lëndë djegëse dhe dy armë zjarri – një automatik dhe një pistoletë. Në vendin ku u arrestua u gjet gjithashtu një automjet tip BMW i braktisur.

Ragip Gila, 26 vjeç, ishte arrestuar në fund të vitit 2023 në kuadër të operacionit “Imazhi Fals”, ku në banesën e tij u sekuestruan armë, municione dhe lëndë narkotike. Ai u dënua fillimisht me 5 vite burg, por dënimi iu ul në 1/3 dhe më pas u konvertua në shërbim prove, duke u liruar më 4 mars 2025 në bazë të nenit 59 të Kodit Penal.

Por përgjimet ambientale të kryera në ambientet e Komisariatit të Shkodrës zbulojnë një anë tjetër të errët të Gilës. Gjatë një bisede me vëllain e tij, ai shpreh kërcënime të hapura dhe një vetëdije të qartë për aktivitetin kriminal:

Ragip Gila: “Kur të dalësh, ruji fëmijët, mos i ço në shkollë njëherë. Nuk të majn ty, ti rri i qetë. Nuk ke punë ti!”

Kjo deklaratë tronditëse pasqyron jo vetëm brutalitetin e autorit, por edhe rrezikun që ai paraqiste për komunitetin, pavarësisht vendimit për ta lënë në liri me kusht.

Lirimi i Gilës dhe rikthimi i tij në skenën e krimit kanë ngritur shqetësime serioze mbi vendimet gjyqësore dhe zbatimin e masave alternative ndaj të dënuarve të rrezikshëm. Rasti ka sjellë në vëmendje edhe njëherë dështimet e sistemit të drejtësisë për të parandaluar rikthimin në krim të individëve me precedentë të rrezikshëm penalë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa qyteti i Shkodrës mbetet ende nën tronditjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, që riktheu frikën dhe pasigurinë në rrugët e tij.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme